Top Albania Radio

Merre me Long Show

Categories

Comedy, Society & Culture

Number of episodes

24

Published on

2023-07-01 19:01:00

Language

Albanian

Merre me Long Show

What’s This Podcast
About?

“Merre Me Lëng” është emision i bashkëbisedimit radiofonik ku nëpërmjet satirës trajtohet aktualitet dhe ngjarjet kryesore të javës nga vendi dhe bota. Dy moderatorë, aktori Gent Hazizi dhe skenaristi Ermir Topi, përmes mikrofonit të Top Albania Radios, do të përcjellin te dëgjuesit informacion në mënyrë argëtuese. Emisioni starton me një nga ngjarjet kryesore të javës, duke vijuar më pas me rubrikën e Horoskopit, por që sigurisht që këtu parashikimi i shenjave do të ketë si bazë humorin. Më pas vazhdohet me Kjo Ditë në Histori ku do të përmenden disa ngjarje historike, por që në emision ato vijnë në ditët tona nga një këndvështrim tjetër, duke i ndërthurur me aktualitetin. Vitrina e Librit sjell një ngjarje apo një lajm në formën e një libri që nuk ekziston por që trajton çështjen në fjalë. Autor i librit mund jetë një personazh publik që ka lidhje me ngjarjen. Rubrika Botë me Halle do të ofrojë zgjidhje të një problemi aktual, ku zgjidhja në të vërtetë mund të krijojë më shumë halle sesa të japin zgjidhje. Nuk do të mungojë Parashikimi i Motit i cili nuk ka aspak lidhje me motin por me ngjarje dhe fenomene të jetës së përditshme që vijnë në formën e shërbimit sinoptik. Emisioni do të mbyllet me intervistën e një personazhi publik ose aspak të njohur publikisht, artizan, këngëtar, i cili do të jetë i ftuar në studio dhe do të bashkëbisedojë me moderatorët për gjëra që i përkasin të ftuarit dhe për gjëra që nuk i përkasin aspak. Në emision do të përfshihen rubrika të ndryshme sipas tematikave që do të sjellin më shumë dinamikë.

Podcast Urls

Podcast Copyright

© Top Albania Radio Podcasts

Start monitoring your podcast.

Sign up to track rankings and reviews from Spotify, Apple Podcasts and more.